VIP

Merr fund pritja, këngëtari i njohur bëhet baba

Këngëtari shkodran Sidrit Bejleri dhe bashkëshortja e tij Meri sot janë bërë me vajzë. Këngëtari ka ndarë me ne në rrjetin social “Instagram” lajmin e ëmbël se vogëlushja e tij erdhi në jetë.

Me anë të një fotografie të publikuar ku dukej dora e vogëlushes dhe  tullumbace ngjyrë rozë, ku shkruhej “vajzë”, Sidriti tregoi se vajza e tij ka ardhur në jetë dhe se është e shëndetshme.

Ai i dedikoi disa fjalë zemre, ashtu si një baba mund të shkruaj për të voglën e tij: “Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëserdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij Meri janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, djalit Amad dhe vajzës Emel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close