Nis seanca për shkarkimin e Metës, Balla: Dekreti antikushtetues, zgjedhjet më 30 qershor

Kliko per me shume info

Ne Parlament ka nisur seanca me mocionin per debat lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij deklaroi se kompetencat e presidentit të Republikës për zgjedhjet dhe caktimin e datës së tyre janë të kufizuara.

“Duke e konsideruar këtë akt që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor, në emër të grupit të PS-së kam kërkuar këtë mocion që rrallëherë që është hera e parë që mbahet për herë të parë në 28 vite të demokracisë së re shqiptare, do të kërkoja pa dallim të miratonim së bashku një rezolutë siç e keni përpara”, tha Balla.

Kliko per me shume info

Ai evidentoi se dekretin i Metës është antikushtetues, ndërsa theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

“Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në raport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së tyre. Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i ti dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj.

Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare. nëse ato nuk shfaqin konsesus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve. Unë kam propozuar datën 9 ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data atë 23 dhe 30 qershor. Presidenti më bindi që duhet të zgjidhej mes tyre.

Data e zgjedhjeve nuk lidhet me interesat politike por me atë të zgjedhësve shqiptarë. Sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt. Ai ka kompetencën për dekretimin e zgjedhjeve e cila është një akt me efekt të menjëhershëm. Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet.

Deri në datën 10 qershor janë konsumuar të gjitha procedurat për regjistrimin e subjekteve zgjedhore, ngritjen e administratës së zgjedhjeve, është ndarë koha televizive, janë printuar fletët e votimit. Për të gjitha këto hapa e gjithë kjo kosto nuk mund të zhbëhet me zhdekretim. Presidenti sjell në vëmendje”, tha Balla.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here