I bllokuan rrugën Ramës në Librazhd, policia ndalon ish-deputetin dhe ish kreun e PD

Aktualitet

Policia njoftoi se ka proceduar penalisht 23 persona, ndër ta 7 të arrestuar për protestën e organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit. Mësohet se mes të arrestuarve është kryetari i Degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, si edhe ish deputeti Aurel Bylykbashi.

Policia e Librazhdit këtij qyteti bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Konkretisht janë arrestuar:
– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);
– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;
– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;
– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;
– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike”, raporton Policia.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

ME TE LEXUARAT