Dosja 339, Prokurori i Vangjush Dakos kalon vettingun

Aktualitet

Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku u hetua sipas 3 kritereve; të pasurisë, pastërtisë dhe figurës së aftësive profesionale.

Vladimir Mara është bashke me Dritan Prencin dhe Manjola Kajanen, prokuror që po trajton “Dosjen 339” dhe kandidat për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar.

Për pasurinë, ILDKPKI, dorëzoi një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. E sipas saj, Mara nuk ka fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë, si dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

DSIK e ka vlerësuar si të përshtatshëm Marën për vijimin e detyrës. Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcjellë raport pozitiv për prokrorin Mara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai po heton ceshtjen e kryebashkiakut te Durresit Vangjush Dako.

ME TE LEXUARAT