Merr flakë autobusi i një kompanie shqiptare në Athinë

Kliko per me shume info

Një autobus i një kompanie shqiptare është djegur në Platia Karaiskaki të Athinës.

Bëhet me dije se autobusi i djegur është i përket një kompanie shqiptare që bën udhëtime në Shqipëri, Turqi dhe Bullgari.

Kliko per me shume info


Nuk dihet ende shkaku i vërtetë se përse ka marrë flakë autobusi.

Pas një ore, tre automjete me 6 zjarrfikës arritën që të shuanin flakët. Pronari i autobusit, në një prononcim për median greke ANT1 tha se ishte i habitur, pasi kurrë nuk kishte marrë kërcënime më herët.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here