Meta anuloi zgjedhjet, kreu i bashkisë Kukës letër KQZ: Mbyllni KZAZ

Aktualitet

Autoritetet vendore kanë nisur punën për zbatimin e dekretit te presidentit të vendit, Ilir Meta në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor.

Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.11 pranë qendrës kulturore ‘Hasan Prishtina’si edhe palestrës sportive të shkollës së Mesme të Përgjithshme ‘Havzi Nela’. Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kukësit kërkon nga KQZ heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore.

Vlen për t’u theksuar se PD fitoi bashkinë e Kukësit në zgjedhjet vendore të 2015, me të besuarin e saj, Bashkim Shehu për drejtimin e qytetit. Ndërkohë mbetet për t’u parë se si do të veprojnë Bashkitë të cilat në zgjedhjet e kaluara janë fituar nga të majtët, të cilët një ditë më parë miratuan në parlament rezolutën përmes së cilës e konsiderojnë nul, dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

ME TE LEXUARAT