Stresi lë qelinë! Gjykata liron reperin
Lajmifundit
/
14 Qershor 2019, 12:23
Showbiz
Gjykata ka vendosur të lirojë sot Stresin.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, u arrestua në një hotel në zonën e Linzës ne tetor 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilit dyshohet të ishte edhe Stresi.
Lajmin e madh e ka pritur me gëzim shumë partnerja e reperit, Keisi, e cila në një postim në Instagram, ka falenderuar Zotin:Ai do të takohet më në fund me bashkëshorten, larg ambienteve të burgut të Fushë-Krujës ku po vuante dënimin me burg.