Kosova bllokon me orë të tëra në kufi furgonat e linjës Tiranë-Tropojë

Kliko per me shume info

Dhjetëra udhëtarë shqiptarë që udhëtonin nga Tropoja në drejtim të Tiranës janë bllokuar për orë të tëra në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Shkak i bllokimit të autobusëve shqiptarë është bërë një urdhër nga Ministria e Transporteve të Kosovës, e cila nuk lejon më kalimin tranzit të autobusëve shqiptarë, që kryejnë linjën e transportit të pasagjerëve nga Tropoja në Tiranë dhe anasjelltas.

Kliko per me shume info

Ky vendim i autoriteteve kosovare i ka gjetur të papërgatitur, drejtuesit e mjeteve të transportit të udhëtarëve, të cilët shprehen të revoltuar mbi këtë ndalim të papritur.

Sipas tyre, ato disponojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe teknik dhe madje për kalimin tranzit në Kosovë. Ata shprehen se ka edhe një marrëveshje mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.a2cnn

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here