Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja me 4 anëtarë. Policia jep detajet

Kliko per me shume info

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në kryeqytet duke lënë të vdekur 4 persona.

Një makinë ku udhëtonte një familje me pesë anëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare.

Për pasojë raportohet të kenë humbur jetën babai, nëna dhe 2 fëmijë të familjes, ndërsa drejtuesi i mjetit, i afërm i familjes ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë: 

Kliko per me shume info

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh.B., ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here