DETAJET/ Ktheheshin nga ditëlindja e vajzës, si u shua familja me 4 anëtarë në Tiranë

Aktualitet

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët me iniciale V. Biba, B. Biba, F. Biba, Xh. Biba, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor. Pasagjerët të cilët kanë ndërruaj jetë janë anëtarë të një familjeje. Përkatësishtë babai, nëna dhe 2 vajzat.

Bëhet me dije se makina e cila ka qënë me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e saj.

Pretendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara, duke bërë që makina të dal nga ruga dhe të përplaset me bordurën anash saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve, familja po kthehej nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave.

Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT