Përgjimi/Gjiknuri: Kush u mor me transportimin e parave?

Kliko per me shume info

Në përgjimin e 14 të BILD, ministri i atëhershëm i Transporteve, Damian Gjiknuri pyet biznesmenin Bekim Krashi, i angazhuar në fushatën e PS në Bashkinë e Dibrës, se kush është marrë me transportimin e parave në komunën e tij. Nga biseda telefonike e përgjuar, Gjiknuri duket se ka vërejtje për biznesmenin, pasi i thotë këtij të fundit se janë në shtet. Ndërsa Krashi i përgjigjet se nuk është edhe shumë në shtet atje, por gjithsesi disa zona janë lajmëruar (votuesit që do paguhen për votën).

Biseda telefonike

Kliko per me shume info

Bekim Krashi: Po shef…

Damian Gjiknuri: Përshëndetje Bekim! Dëgjo këtu, se folëm pak edhe më parë. Kush ka qenë te komuna juaj dje, për atë pjesë (para), që ka mbuluar edhe pjesën e transportit? Sepse ju jeni edhe në shtet mor burrë!

Bekim Krashi: Ne, me thënë të drejtën nuk jemi edhe shumë në shtet këtu me thënë të drejtën, por njoh ca zona që i kanë lajmëruar…

Damian Gjiknuri: Po mirë more, merri ato listat, merri gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Taopi sapo t’i marr do të vij atje, pa merak.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here