Zgjedhjet në Stamboll, kandidati i partisë së Erdogan pranon humbjen

Bota

Opozita ka dale fitimtare edhe pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në Stamboll. Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve, janë publikuar edhe rezultatet e para.

Në bazë të këtyre rezultateve është duke prirë partia opozitare CHP, me kandidatin e saj, Ekrem İmamoğlu.

Sipas rezultateve të deritanishme, Ekrem İmamoğlu, ka arritur të mbledh 53.72 për qind të votave.

Ndërkaq, Binali Yildirim nga AK Parti, pra nga partia e Erdoganit, ka arritur që të mbledh vetëm 45.37 për qind, transmeton lajmi.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E pas këtyre rezultateve, Yildirim, e ka pranuar humbjen dhe e ka uruar kundërkandidatin e tij.

“Aktualisht, kundërkandidati im Ekrem İmamoğlu është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj suksese”, ka thënë Yıldırım .

Ndryshe, më 31 mars, pjesëmarrja në votime ishte 83,88 për qind, gjashtë për qind më pak se në zgjedhjet e mëparshme lokale të 30 marsit të vitit 2014.

Sipas rezultateve zyrtare të Këshillit të Lartë Zgjedhor, në zgjedhjet e 31 marsit İmamoğlu mori 48,8 për qind të votave në Stamboll, ndërsa Yıldırım 48,55 për qind.

Ndërkaq, AK Parti fitoi 24 komuna të rretheve të metropolit turk, ndërsa CHP 14.

ME TE LEXUARAT