Soft

Studimi i fundit, celularët dëmtojnë kockat

Pajisjet teknologjike duket se nuk shkaktojnë probleme vetëm për shikimin dhe qëndrimin, por edhe për kockat e njeriut. Një studim i ri tregon se celularët krijojnë disa “thumba” në kocka, të bazuara në kafkë, të cilat quhen zgjatime të zverkut të jashtëm.

Ato u konsideruan të rralla kur u diskutuan për herë të parë në vitet 1800, por tani mund të jemi në gjendje të ndiejmë gungat kockore me gishta ose t’i shohim tek njerëzit pa flokë.

Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Sunshine Coast në Australi, të cilët japin detaje rreth këtij fenomeni.

Ata skanuan më shumë se një mijë kafka të njerëzve në grupomoshat 18-86 vjec. Kreu i studimit, Dr David Shahar tha: “Unë kam qenë doktor për 20 vite dhe vetëm dekadën e kaluar kam zbuluar se pacientët e mi kanë këtë shenjë në kafkë”.

Doktori sugjeroi se arsyeja përse “thumbat” mes kockave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Janë sepse njerëzit, veçanërisht të rinjtë, kalojnë shumë kohë duke shikuar poshtë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close