Basha: Nuk ka konkurrencë pa opozitën, vendim politik

Aktualitet

Ka dalë mbrëmjen e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bashan në një deklaratë për shtyp.

Edhe një hërë Basha ka thënë prerë se zgjedhjet nuk dpo të zhvillohen. Ndër të tjera Basha ka përmendur dhe deklaratën e bërë nga ish-deputeti Gjunkshi për ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshoritn e saj.

Përmes një deklarate për media nga selia e PD-së, Basha është shprehur se, ky është rasti i parë në historinë e KiE që nuk monitoron zgjedhjet e një vendi anëtar.

“Nuk ka konkurrencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Është një vendim i pastër politik, një ndarje  e prerë nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve në Europë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këshilli i Europës ka qenë edhe në zgjedhjet e 2015 së bashku me OSBE-ODIHR. Këtë vit u tërhoq për herë të parë nga monitorimi i zgjedhjeve në një vend anëtar të tij. Farsa që ka përgatitur Rama nuk ka ndodhur askund që nga rënia e regjimit komunist”, u shpreh Basha.

ME TE LEXUARAT