Deputeti shqiptar thyen këmbën

Aktualitet

Fisnik Ismaili, deputeti i Partisë Social Demokrate në Kosovë para disa diësh ka pësuar një incident të rëndë. Ai ka zhyer këmbën dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjetit social Facebook, ku ka shpërndarë edhe një foto.

Përkrah fotos ai ka shkruar se edhe me këmbë të thyer ka luajtur streetball, teksa më pas ka vendosur edhe allçinë ku do ta mbajë për gati 2 muaj.

Mirëpo mënfgjesin e sotëm deputeti kosovar ka publikuar në Instagram foton e këmbës të mbuluar me allçi, por ajo që bie në sy është faktis e në të shihen disa puthje me buzëkuq të bëra nga e dashura e tij, Nita Qena.

“Ta ndreqë ditën me mëngjes, edhe kur je në sikletin më të madh”, ka shkruar Ismaili përkrah fotos, duke bërë të ditur se puthjet me buzëkuq në gipsin që e mbanë në këmbë janë nga e dashura e tij Nita Qena.

ME TE LEXUARAT