Në 31 bashki vetëm një kandidat pa garë, Këshilli i Europës: Ja pse nuk i vëzhgojmë zgjedhjet e 30 qershorit

Kliko per me shume info

Keshilli i Europes duket se ka vendosur edhe zyrtarisht te mos i vezhgoje zgjedhjet ne Shqiperi. Ne nje deklarate te publikuar ne oret e mbremjes ky institucion shprehet se ne 31 bashki ka vetem nje kandidat duke mos garantuar keshtu gare te plote.

KE vendos theksin edhe tek polarizimi i situates ne Shqiperi per shkak te krizes politike dhe pasigurise per vezhguesit.

Kliko per me shume info

Deklarata e KE: “Për shkak të e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat ka vetëm një kandidat në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendit, një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendim autonom vetëm i Shqipërisë”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here