Sport

Një tjetër shqiptar në Serie A, Amir Rrahmani firmos me Veronën

Amir Rrahamni është zyrtarisht futbollisti më i ri i Hellas Verona në Serinë A italiane.

Mbrojtësi shqiptar që së fundmi ishte pjesë e Dinamo Zagrebit në kampionatin kroat, prej ditësh kishte nisur bisedimet me Veronën dhe vetëm sot ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur me italianët.

Kanë qenë mediat italiane ato që kanë publikuar edhe fotot e para të Rrahmanit me shallin e Veronës dhe në momentin e firmosjes së kontratës.

Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me Përfaqësuesen e Kosovës, ka hedhur në këtë mënyrë një hap të madh në karrierën e tij.

Në të kaluarën, Rrahmani ka qenë edhe pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore, ndërkohë që me Dinamo Zagrebin ka arritur të fitojë jo pak trofe në Kroaci, teksa ka luajtur edhe në kompeticione europiane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close