Lajmi i fundit

PD nuk dorëzohet: Më 30 Qershor nuk ka zgjedhje!

Partia Demokratike ka reaguar sërish zyrtarisht në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit, zgjedhje të cilat janë të paligjshme për opozitën.

Me anë të një deklarate për mediat, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Rama po tenton të kryeje votime moniste dhe të paligjshme.

“Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë.”


Pjesë nga fjala e Gazmend Bardhit:

Tentativës së dështuar pëër të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë.

Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik.

Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës.

Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit.

Asnjë presion nuk i tremb.

Asnjë procedim nuk i ndal.Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje.Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës.

Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close