Rama nga Elbasani: Lulin dhe fallxhoren i njihni mirë

Kliko per me shume info

Kryeministri Rama nga Elbasani iu drejtua qytetarëve se ato e njohin mirë kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Kryeministri tha se Luli dhe fallxhorja (Kryemadhi) po lënë dhe Ilir Metën pa punë.

Kliko per me shume info

“Këtu në Elbasan ju njihni nga afër edhe Lulin edhe fallxhoren. Askund më mirë se këtu në Elbasan nuk mund të qeshet me lutjen kur fallxhorja i drejtohet të gjithëfuqishmit. O Zot, shpëtoi shqiptarët nga blerja e votës. Fat i keq është të kesh Lulzimin përfaqësues në Parlament.

Tani bashkë me fallxhoren po heqin nga puna edhe Presidentin e tyre. LSI e famshme që të fuste në punë tani po nxjerr të papunë edhe Ilir Metën. Ajo që na shqetëson është që e gjitha kjo i bën dëm imazhit dhe patjetër edhe dinjitetit të kombit tonë në sytë e miqve dhe partnerëve”, tha Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here