Rama: PD e LSI po heqin nga puna presidentin Ilir Meta

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë mbrëmje në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama në fjalën e tij ka “thumbuar” liderët e opozitës dhe u shpreh se qytetarët e Elbasanit e dinë më së miri se kush janë Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera ai ka theksuar se shansi të keq është të kesh Bashën përfaqësues në Parlament.

”E para la punën, e dyta i nxorri nga puna të vetët dhe më pas kryebashkiakët. Tani bashkë me fallxhoren po heqin nga puna edhe presidentin e tyre. LSI ishte e famshme që të fuste në punë tani po nxjerr nga puna edhe Ilir Metën. Por e gjitha kjo është në dëm të Shqipërisë. Imazhit dhe dinjitetit në sytë e partnerëve dhe të atyre që nuk na e duan të mirën. Ku ne presim me padurim që flamuri i Skendërbeut dhe i Ismail Qemalit të vendoset në tryezën e BE-së, ndërsa këta ngrene flamurin e Haxhi Qamilit. Këta përmes presidentit flasin se SHBA dhe BE nuk kanë të drejtë dtë thonë fjalën e tyre dhe nuk kanë detyrime ndaj popullit shqiptar. Është momenti që të gjithë shqiptarët të reflektojnë. Unë kur them demokratët edhe më ekstremistët kamë parasysh ato që ushqehen me punën e tyre. Kam parasysh ata që shkojnë dhe hapin derën e biznesit të tyre dhe jo të falen tek Luli. Me atë demokrat e kam, me atë që në fund të ditës nuk çon në fund të ditës në shpi fjalimet e Lulit dhe të dhënat e filxhanit të Monikës por con të ardhurat,”-tha Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here