Rama refuzoi ftesën, Meta takim me Bashën në Presidencë

Aktualitet

Nesër në Presidencë do të zhvillohet një takim midis Ilir Metës dhe kryeopozitarit Lulzim Basha. Presidenti Meta i ka dërguar Bashës një ftesë zyrtare, njësoj si edhe kryeministrit Edi Rama, për të diskutuar mbi krizën politike në vend.

Ftesa është pranuar nga Basha dhe kreu i PD-së do të jetë nesër në Presidencë në orën 12:00.

Presidenti Meta i ka dërguar një ftesë të ngjashme edhe kryeministrit Rama, por ky i fundit u përgjigj në mënyrë të prerë se nuk ka kohë për ‘lojë me letra’ sepse është i zënë me fushatën.

Kjo është ftesa e parë zyrtare që Ilir Meta u drejton kryetarëve të PS dhe PD për të gjetur një zgjidhje mbi krizën, e cila mori një tjetër dimension pas dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, citon top channel.

ME TE LEXUARAT