Meta publikon videon flagrante: Shihni si u zhvilluan votimet dje (VIDEO)

Aktualitet
Meta publikon videon flagrante: Shihni si u zhvilluan votimet dje (VIDEO)
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2388326878063638/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARCs6C4FqmG1fEyi0IOcZ3cAxebU5xJbDswC1dqk0lobA9oZXQ4WAcXLHPZpWkFeBLIvKuWKy4Sx-3IA

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka publikuar një video ku shihet votim familjar.
'Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.'- shkruan Presidenti Meta.

Postimi i plotë në Facebook:

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.
Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video

ME TE LEXUARAT