Tiranë, 10740 qytetarë i bënë votat për Veliajn të pavlefshme

Politikë

Zbardhet shifra e votave që janë konsideruara të pavlefshme në bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për 11 njësitë administrative të Tiranës, ku nuk përfshihen njësitë që mbulojnë zonat që i janë bashkuar bashkisë pas reformës administrative të vitit 2015-të.

10 mijë e 740 vota të pavlefshme rezultojnë në 11 njësitë e Tiranës. Përveç gabimeve të rastësishme, në 30 qershor u vu re një tendencë për të ‘djegur’ qëllimisht votën, citon top channel.

Mesazhet në fletën e votimit/ Nga revolta për politikën, tek shprehja e dashurisë

Numri më i madh i votave të pavlefshme ka rezultuar në njësitë 2, 5 dhe 7.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Votat e pavlefshme në Tiranë:

Njësia 1 – 857

Njësia 2 – 1549

Njësia 3 – 663

Njësia 4 – 784

Njësia 5 – 1717

Njësia 6 – 889

Njësia 7 – 1313

Njësia 8 – 609

Njësia 9 – 1191

Njësia 10 – 319

Njësia 11 – 849

ME TE LEXUARAT