Lajmi i fundit

Ambasadori Soreca tjetër mesazh të rëndësishëm: Tani është koha

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pas lajmit se Komisioni Evrpian nuk ka pranuar kërkesën e Holandës për kthimin e vizave për Shqipërinë.

Ambasadori Soreca konfirmon vendimin e KE, teksa shkruan në “Twitter” se Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe vendet e tjera.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave.

Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close