Debatet në KQZ nxjerrin në pah mangësinë, kush e kishte ‘fajin’ për votat e shtuara në 30 qeshor

Kliko per me shume info

Duket se debate mes nënkryetarit Denar Biba dhe kreut të KQZ-së Klement Zgurit ka nxjerr në pah një tjetër mangësi të madhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

I gjithë nxorri në dritë mungesën e njërit prej vendeve më të rëndësishme në këtë institucion atë të drejtorit të IT, vend vakant ky që prej vitit 2018 dhe ende i pa plotësuar.

Kliko per me shume info

Sipas nënkryetarit të KQZ-së ka qenë pikërisht drejtori i IT-së që ka zbuluar se sistemi që KQZ kishte nuk ishte i vlefshëm për zgjedhjet vendore, por vetëm për të përgjithshmet parlamentare, duke thelluar kështu edhe me shumë problematikën.

Biba: Pjesëmarrja u vendos në fokus, dhe jo më rezultati. Pjesëmarrja për arsye nga më të kuptueshmet, sepse opozita politike shqiptare e shndërroi në kalin e vet të betejës pjesëmarrjen duke bërë thirrje për bojkot. Ata e dinë mirë kush i votoi e kush jo. E gjithë kjo skenë është e gjitha pjesë e një teatri me një synim të vetëm, për të delegjitimuar këto zgjedhje, të cilat njëra palë nuk i pranoi, tjetra i pranoi. Me një bindje personale të karakterit gati historik, më ka bërë të ndihem pjesë e historisë, në përpjekjen për instalimin e shtetit të së drejtës. Këto zgjedhje nuk ishin maja e diamantit të demokracisë shqiptare. Kjo që kemi është një demokraci surrogato, nuk është e krahasueshme me atë gjermane, amerikane, italiane që ne i aspirojmë, por që jemi shumë larg. Ne akoma nuk kemi një bashkësi rregullash që të gjithë t’i respektojmë, dhe kur thuhet data 30 të jenë të gjitha palët në garë. Demokracia është zgjedhjet.

Rezultatet në mënyrë konstante janë thënë që janë paraprake. Edhe në zgjedhjet e 2017-ës, në orën 20:00 rezultati i deklaruar nga KQZ 1 milionë e 1 e ca mijë. Ndërkohë ka deklaruar 1 milionë e 6 qind e ca mijë. A i bëri kjo ato zgjedhje të pavlefshme? Jo.

Zoti Zguri kërkon një hetim, unë personalisht jam pro. Hetimi të fillojë që në vitin 2018 kur u largua drejtori i IT-së së këtij institucioni dhe mbeti vendi vakant. dhe nuk e di pse nuk u mbush ky vend. Që në moment që ai drejtori tha, programi softëare i 2017 nuk është i përshtatshëm për klokalet vetëm për kombëtaret, duhet program i ri. Disa problematika nuk janë vetëm të KQZ. Le të bëhet ky hetim dhe të dalë gjithçka.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here