‘Ftesa deningruese’ për Kosovën, edhe Shqipëria e refuzon Samitin e Sarajevës

Aktualitet

Shqipëria ka vendosur të anulojë pjesëmarrjen në Samitin e SEECP të organizuar nga Bosnje Hercegovina, në shenjë solidariteti me Kosovën. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e refuzoi ftesën që i qe drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnje Hercegovinës Milorad Dodik, pasi e konsideroi atë si denigruese, për sa kohë që Kosova nuk ftohej e barabartë me shtete e tjera.

Refuzimi i Kosovës si dhe i Shqipërisë për të marrë pjesë në Samitin e Sarajevës erdhi pasi Kryetari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili dërgoi ftesat, kishte deklaruar se Thaçi nuk ishte i ftuar në cilësinë e Presidentit të Kosovës dhe se emërtimit të Kosovës do t’i bashkangjitet fusnota, ku shpjegohet se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë vende të Bashkimit Evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë shkroi Hashim Thaçi në Fb

Thaçi sqaroi në Fb më herët” "Përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim.

Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke. Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse.

Sjellja e Bosnjës dhe Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, meqë përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë me ato të Serbisë. Me një qasje të tillë destruktive, bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet një parakusht i paarritshëm në rrugën për anëtarësim në BE.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal dhe të ardhme euroatlantike, mirëpo nuk pranon të nënshtrohet dhe të diskriminohet nga askush. '

ME TE LEXUARAT