E lidhur me DJ-n e njohur, ja çfarë thotë Dafina Zeqiri

Showbiz

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka hedhur poshtë të gjitha zërat që qarkullojnë së fundmi, se ajo është në një lidhje me një DJ.

E kontaktuar nga revista Class, Dafina ka thënë se vazhdon të jetë beqare dhe e lumtur. Ajo ka shtuar se nuk është hera e parë që qarkullojnë lajme të tilla, por ajo dhe djemtë e grupit janë si familje.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar, po ashtu, lajme se kam qenë në një lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip, dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje.

Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina.

ME TE LEXUARAT