Deputeti i PS: “Çunat problematikë” janë të rinjtë e FRESSH

Politikë

Në emisionin ‘Open’ në Top Channel vijon debati për krizën politike në Shqipëri dhe për mënyrën se si ajo do të zgjidhet.

Të ftuarit në studio nuk i janë shmangur edhe diskutimeve mbi audio-përgjimet e dosjeve 339 dhe 184, ku ndër të tjerë është regjistruar edhe Damian Gjiknuri, ish-ministër i Transportit, teksa flet për dërgimin e disa “çunave problematikë” në qendrat e votimeve.

Por sipas kolegut të tij në PS, Alket Hysenaj, “çunat problematikë” janë të rinjtë e forumit rinor socialist që ‘të marrin gjak në vetull’.

“Çunat problematikë janë të rinj të FRESSH që të marrin gjak në vetull. Nëse ti (i drejtohet Çlirim Gjatës) nuk e njeh shprehjen popullore, ta them unë që të marrin gjak në vetull për të drejtën e tyre”, u shpreh Hysenaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por kjo deklaratë u konsiderua nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PD si një thirrje për dhunë.

“Kjo është thirrje për gjak dhe për dhunë. Uroj ta dëgjojnë ndërkombëtarët”, replikoi Çlirim Gjata.

ME TE LEXUARAT