Përdoruesit e celularëve Samsung u zgjuan me një “notification” misterioz...

Teknologji
Përdoruesit e celularëve Samsung u zgjuan me një

Përdoruesit e celularëve Samsung gjetën ditën e sotme në telefonin e tyre një “notification” misterioz. Njoftimi duket se vinte nga aplikacioni Find My Mobile dhe shkruante thjesht “1”.

Në Twitter, përdorues nga e gjithë bota u ankuan për këtë gjë pasi, sipas tyre, i harxhoi baterinë e celularit. Ndërsa Samsung konfirmoi se bëhet fjalë për një “notification” të dërguar pa dashje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Së fundmi, një “notification” për “Find My Mobile 1” është dërguar në një numër të kufizuar pajisjesh Galaxy.

Njoftimi u dërgua pa dashje gjatë një testimi të brendshëm dhe nuk ka asnjë ndikim në celularin tuaj. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin që mund t’i ketë shkaktuar klientëve tanë”, shkruan Samsung në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT