E FUNDIT/ PD padit komisionerët e zgjedhjeve të 30 Qershorit

Aktualitet

Partia Demokratike dega Kukës, ka paditur komisionerët e zgjedhjeve të 30 Qershorit me akuzën se ka kryer kruime zgjedhore.

Sipas PD-së, duhet të sekuestrohet dhe zbulohet lista e qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje si dhe të hetohet sistemi TIMS me anë të të cilit të provohet nëse qëndrojnë akuzat se kanë votuar edhe qytetarë të ndryshëm të cilët ditën e zgjedhjeve nuk ndodheshin fare në Shqipëri.

PD e Kukësit padit komisionerët e 30 qershorit për krime zgjedhore! Të verifikohet edhe TIMS! Votuan persona që nuk janë në Shqipëri.

Komisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë Kukës paditen për krimet zgjedhore të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votuar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend me 30 qershor

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bashkisë së Kukësit. Në padi theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.

Ndër faktet e përmendura në padi përmendet dalja e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës. Në Nenin 326 të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.

Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësin e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019.

ME TE LEXUARAT