Flakët përpijnë disa shtëpi, Greqia nën ankthin e zjarreve (VIDEO)

Bota
Flakët përpijnë disa shtëpi, Greqia nën ankthin e
https://youtu.be/lJdSl6tLaqU

Frikë dhe panik nga zjarret në Greqi. Flakët po përhapen me shpeejtësi në fshatin Davri, duke shkrumbuar disa shtëpi, ndërsa autoritetet kanë evakuuar të gjithë banorët.

Mediat greke bëjnë të ditur se zjarri ka shpërthyer fillimisht në rrugën Lamia Domokou, më pas pranë manastirit të Agia Anna, ndërsa një vatër e tretë në Domokos Mines.


Sipas dëshmive të banorëve, flakët kanë kaluar nëpër oborret e shtëpive të pjesës veriore të fshatit dhe fatmirësisht zjarri është larguar për në mal.

Aktualisht forcat tokësore dhe ajrore janë duke luftuar me flakë për të parandaluar djegien e fshatit, ndërsa forcat zjarrfikëse janë mobilizuar për vënien në kontroll të flakëve.

ME TE LEXUARAT