Makina del nga rruga në Pogradec, pesë persona përfundojnë në spital

Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë, te Pogradecit. Si pasojë e ngjarjes mesohet se janë plagosur pesë persona.

Të rinjtë të moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fuoristradë ne kohen kur kanë dalë nga rruga.

Njëri prej tyre është plagosur rëndë ndërsa 4 të tjerë kanë marrë dëmtime dhe fraktura por janë jashtë rrezikut.

Ata udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë edhe moti i keq.

ME TE LEXUARAT