Kosova - Rajoni

Njësitë speciale bastisin lokalet në Gjakovë, 8 vetë në pranga

Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar tetë persona për përfshirje në veprat penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘shmangie nga tatimi’

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori i Hetimeve, pas disa informatave të pranuara nga burime të sigurta, është konfirmuar se në disa lokacione në Gjakovë është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj.

Policia e Kosovës ka kontrolluar nëntë lokale të ndryshme, në të cilat është vërtetuar se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit. Operacioni policor është mbështetur nga Njësia Speciale Operative, Krim Teknika Gjakovë, njësi tjera relevante dhe inspektorë komunalë të KK Gjakovë.

Si të dyshuar nga policia janë arrestuar tetë të dyshuarit:

•I. B. viti i lindjes 1976 m.k.sh.
•B. M. viti i lindjes 1993 m.k.sh.
•V. P. viti i lindjes 1981 m.k.sh.
•A. Sh. viti i lindjes 1989 m.k.sh.
•E. N. viti i lindjes 1988 m.k.sh.
•J. B. viti i lindjes 1980 m.k.sh.
•L. A. viti i lindjes 1992 m.k.sh. dhe
•G. A. viti i lindjes 1989 m.k.sh.

Si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar dëshmi. Të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit të PTH Gjakovë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close