Sport

Partizanin e ndal shtylla, barazim pa gola përballë Qarabagut

Ka përfunduar në barazim pa gola dueli ndërmjet Partizanit dhe Qarabagut e vlefshme për turin e parë kualifikues në Champions League.

Në duelin e zhvilluar në “Selman Stërmasi” të dy skuadrat kishin rastet e tyre për shënim por pa mundur të finalizonin, falë edhe pritjeve të portierëve respektivë.


Në minutën e 20′ kampionët e Azerbajxhanit ishin shumë pranë golit por traversa shpëton Partizanin nga pësimi i golit të parë. Ozoviç me portën thuajse të boshatisur nga më pak se 11-metra, ka gabuar, duke goditur traversën.

Të kuqtë që debutojnë nën drejtimin e trajnerit italian Franco Lerda fillimisht studiuan lojën e kundërshtarit për të zbritur me kundërsulme.

Partizani kishte rastin e artë për të shënuar në minutën e 45’. Telushi jep një asist fantastik për Ibrahimin, ky i fundit harkon në zonë për Çinarin, ky i fundit godet me kokë, por topi largohet në këndore.

Por në pjesën e dytë u pa një Partizan krejtësisht tjetër, duke u hedhur në sulm. Në minutën e 49’ të kuqtë kishin tre traste të arta për shënim por pa mundur të ndëshkojnë Qarabagun që shpëton për mrekulli falë edhe aftësive fantastike të portierit, Vagner.

Ishte Çinari fillimisht që pas harkimit të Hakajt, godet bukur me kokë, por portieri brazilian bën mrekullinë duke larguar rrezikun në këndore.

Pas harkimit nga këndi, Belica kërcen bukur me kokë, por topi ndalet nga traversa. Të kuqtë nuk heqin dorë teksa provojnë sërish me Melon, gjuajtja e brazilianit u ndal sërish nga portieri. Të pafat të kuqtë në këto minuta.

Deri në minutat e fundit të takimit nuk ndryshoi asgjë duke mbyllur takimin e parë në barazim pa gola.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 korrik ku do të përcaktohet edhe skuadra që do të kualifikohet në fazën tjetër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close