Përplaset në Librazhd automjeti i ambasadës ruse

Aktualitet

Një automjet i ambasadës ruse në Tiranë është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, në Librazhd.

Paraprakisht mësohet se makina e ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se i plagosuri është shoferi i mjetit, i cili është transportuar në spitalin e Librazhdit. Shkak i aksidentit mësohet se është bërë moti i keq.

7

ME TE LEXUARAT