Shi në plazh? Ja se çfarë mund të bëni që dita juaj të jetë sërish e bukur

Soft
woman enjoying the tropical rain

Momenti yt është më në fund ka ardhur. Ju keni kursyer paratë gjatë gjithë vitit, me kujdes keni planifikuar pushimin, hotelin, librat që do lexoni në plazh, keni blerë rrobat e banjës, dhe madje keni paketuar tre çifte të ndryshme të papuçeve, për hir të shumëllojshmërisë.

Por kur arrini në destinacionin e pushimeve tuaja… bie shi. Dhe raportet e motit nuk tregojnë asnjë shenjë të një dite me diell për javë të tëra.

Para se të ankoheni me statuse në Facebook, shqyrtoni këto këshilla për të rikuperuar pushimet tuaja të shtrenjta.

Si fillim, prano dhe vlerëso çdo pikë shiu!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shiu në verë është më i bukur se në çdo stinë tjetër! Era e tokës së lagur pas vapës së tmerrshme, deti që nervozohet dhe bëhet kaq perfekt për foto dhe natyra gri..Merreni një çadër dhe një aparat për foto që nuk do mund t’i bëni gjithnjë!. Do të bëni videot dhe fotot më të bukura ndonjëherë kështu që, shijojeni!

hawaii rain

Spa gjithë ditën dhe natën!

Nëse po qëndroni në hotel dhe koha jashtë s’ju pëlqen fare po fare, shfrytëzoni fasilitetet e hotelit. Disa orë të mira në spa do t’ju rigjeneronin. Një scrub fytyre a një masazh i mirë, ndërkohë që jashtë bie shi.

Nëse është e mundur, rezervoni një masazh në një kabinë të mbuluar në natyrë. Ju do të arrini nivele të reja zen gjatë një masazhi guri të nxehtë gjatë dëgjimit të zhurmës së të shiut. “Duhet të bjerë shi më shpesh”, ju do t’i thoni vetes me një buzëqeshje të relaksuar.

spa

Dilni dhe kërkojeni diellin!

Veturë me qera dhe aventurë! Lexoni raportin e motit dhe gjeni zonën më të afërt me shi më pak intensiv (ose aspak fare) dhe drejtohuni në atë drejtim. Natyrisht, duhet t’i besoni instinkteve tuaja dhe të vazhdoni të lëvizni nëse nuk jeni në një pjesë të sigurt të qytetit, por ky është shansi juaj për të qenë një eksplorues i vërtetë, duke udhëtuar me një shpirt aventurieri. Ju mund të zbuloni një plazh të vogël dhe shumë intim, mund të takoni njerëz të rinj, e të shihni gjëra karakteristike të vendit që po vizitoni. Mund të gjeni edhe në një lokal të vogël me ushqime lokale që të keni eksperiencën e plotë të pushimeve. Qëllimi i tërë e udhëtimit tuaj mini rrugor është të endesh rrugëve duke numëruar ylberë përgjatë rrugës. Dhe po, foto foto foto!

road trip

Mos t’ju shkojë ndërmend të hiqni dorë nga deti!

Ju kujtohet kur ju thamë të vlerësoni shiun? E pra, nuk e keni vlerësuar me të vërtetë atë derisa të keni notuar në. Hidhni kujdes dhe rrobat në erë dhe spërkatuni së bashku me shiun e luani në rërën e lagësht. Sikurse shkruante dikur Vivian Greene, “Jeta nuk ka të bëjë me pritjen që stuhia të kalojë … Ka të bëjë me të mësuarit për të kërcyer në shi”.

ME TE LEXUARAT