ZYRTARE/ Liverpooli rinovon kontratën me Divock Origin (VIDEO)
Liverpooli ka rinovuar kontratën me sulmuesin, Divock Origi.
Faqja e Liverpoolit nuk saktëson se për sa vite është rinovuar kontrata, por shkruan se 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me “Reds-at”.
Belgu kishte merita të jashtëzakonshme në suksesin e Liverpoolit këtë edicion në Ligën e Kampionëve, ku u shpallën kampion për të gjashtën herë në histori të klubit.
Divok Origi shënoi dy gola në atë përmbysje spektakolare ndaj Barcelonës dhe gjeti rrugën e rrjetës ndaj Totenhemit në finale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Origi është pjesë e Liverpoolit është që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga francezët e Lille.