7 vite heqje lirie, kapet i shumëkerkuari nga Durrësi

Aktualitet

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë ”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• R.T., 25 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi R.T., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Firences/Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale ” Vjedhje me dhunë “.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT