Ansi Agolli shënon një gol spektakolar, fiton titullin në Amerikë (VIDEO)

Sport
Ansi Agolli shënon një gol spektakolar, fiton titullin në
https://twitter.com/NYCosmos/status/1149148524212305928?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1149148524212305928&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsport%2F266657%2Fvideo-ansi-agolli-shenon-nje-gol-spektakolar-fiton-titullin-ne-amerike%2F

Pasi i dha fund eksperiencës me azerët e Qarabag, Ansi Agolli nisi një karrierë të re tek skuadra e New York Cozmos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi i i-sh kapitenit të Shqipërisë arriti që të fitoj kundër Brooklyn Italians, me rezultatin 1-0. Ishte Agolli ai që i tha fitoren skuadrës së tij me anë të një goli spektakolar.


Ansi Agolli mori një top nga krahu në minutën e 72-të dhe gjuajti me të djathtën mbi vijën e zonës së 16 metrave, duke dërguar sferën në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Ky ishte titulli i parë “amerikan” për mbrojtësin 37-vjeçar, i cili ka një karrierë të pasur me triumfe, pasi ia ka dalë të fitojë edhe në Shqipëri e Azerbajxhan, me skuadrat e Tiranës dhe Qarabagut.

ME TE LEXUARAT