Basha: Bashkitë nuk lirohen pa u bërë zgjedhjet e rregullta

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot ndodhet në Selenicë kuështë takuar me përfaqësuesit bashkiakë, ku drejtohet nga Përparim Shaneti i Partisë Demokratike.

Basha vazhdon të quajë të pavlefshëm rezultatin e 30 Qerrshorit duke thënë se “Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”.

Basha tha se demokratët duhet t’i shërbejnë mesazhit më të madh që dha 30 Qershori: “85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”

Basha theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël.

“Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit,
0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël
Ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër,
Ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.

ME TE LEXUARAT