Politika

Braimllari i drejtohet Manjës: Kush do e hetojë dosjen ‘184’

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, e ka cilësuar Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta një grup të strukturuar kriminal.

Braimllari shkruan në “Facebook” se kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja, është kapur në përgjime duke i ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë.

Për këtë, sipas ish-deputetit, Manja duhet të ishte sot nën hetim pa imunitet dhe nën arrest, ndërsa e paralajmëron se dosja e përgjimeve të Dibrës “184” do të hetohet nga drejtësia e pavarur dhe jo nga shoqja e Ulsiut, Arta Marku.

“Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur ne pergjime zyrtare te prokurorise duke ofruar pozicion pune me te larte shefit te policise pasi ky i kishte sherbyer ne fushaten e Dibres.

Ulsiu i thoshte: “ti je per me nalt, me kap ndonje gje te madhe se na duhesh”.

Per ç’fare i duhesh Ulsiut per te ndare parate e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet te ishte nen hetim pa imunitet dhe ne arrest nese do kishim nje Prokurori te Pavarur dhe jo te emeruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu me 18 dhjetor, kur votohej ne kundershtim me Kushtetuten per Prokurorin e Pergjithshem ishte aq shume aktiv dhe e mbronte me zell te madh.

Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga nje drejtesi e pavarur”, thekson Braimllari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close