Itali, breshëri sa një grusht, tetë persona në spital nga moti i keq

Bota

Në brigjet e Italise të lagura nga deti Adriatik, ererat kanë arritur deri ne shpejtësinë 150 km në orë, kanë shkulur nga plazhet çadra e shezlonge.

Në Pescara, 18 persona janë lënduar nga breshëri e kanë përfunduar në spital me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por sidomos në kokë. Kokërrat e breshërit atje mbërrinin deri në madhësinë e një grushti. Mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë, me lëndime në kokë e fytyrë.

Një sërë automjetesh janë dëmtuar nga breshëri, ndërsa kati i poshtëm i spitalit ‘Santo Spirito’ është përmbytur nga uji. Punonjësit e shpëtimit kontrolluan për persona të bllokuar nëpër makina apo në parkimin e spitalit të pushtuar nga uji.

Rreth 800 ndërhyrje të lidhura me motin e keq janë kryer nga ekipet e zjarrfikësve në zonat e prekura nga stuhitë. Një anije e rojes bregdetare arriti të shpëtonte një person i cili kishte mbetur në det rreth 500 metra larg bregut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Taranto, forca e erës ishte aq e madhe sa bëri të rrëzohej një vinç. Punonjësi 31 vjeçar që ndodhej aty ka përfunduar në ujë dhe pavarësisht kërkimeve intensive, nuk është gjetur ende./top channel

ME TE LEXUARAT