U nda nga jeta sot, Meta shpreh dhimbjen për aktoren Caci

Aktualitet

Pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur shqiptare, ‘artistes së merituar’, Valentina Caci, presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh përmes Facebook.

Meta shkruan se ajo la pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.

MESAZHI I PRESIDENTIT META


Me trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur, “Artistes së Merituar” Valentina Caci.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë. E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë!

ME TE LEXUARAT