Rreshjet e dendura përmbytin vendin, 43 persona humbin jetën

Kliko per me shume info

Të paktën 43 persona kanë vdekur në Nepal nga e premtja e shkuar dhe 24 të tjerë rezultojnë të humbur për shkak të motit të keq që ka goditur vendin duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas asaj që më bën me dije policia, rrugët dhe autostradat janë bllokuar në pjesë të ndryshme të vendit për shkak të baltës.

Kliko per me shume info

Edhe shtyllat e tensionit të lartë janë shembur për shkak të erërave të forta. Deri tani 20 persona janë plagosur dhe më shumë se 1000 të tjerë janë shpëtuar nga zonat e përmbytura.

Moti i keq do vazhdojë edhe në ditët në vazhdim dhe Departamenti i meteorologjisë ka ftuar banorët të qëndrojnë larg zonave problematike dhe të jenë gati për t’u larguar nga banesat në çdo kohë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here