Bie borë në mes të Korrikut

Bota

Dëborë në mes të korrikut, e jo shumë larg Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme ka rënë borë në Malin Musala (100 km larg Maqedonisë), maja më e lartë në Bullgari, pjesa më e madhe e vendit u ballafaqua me stuhi dhe mot me shi.

Mediat në Bullgari raportojnë se në majën e Musala, e cila ka një lartësi prej 2925 metra, ka rënë borë sa për ta bërë një plak debore.

Temperaturat kanë rënë nën zero gradë Celsius në ditët e fundit, raporton SofiaGlobe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dielën në mëngjes, shtatë fluturime u anuluan nga aeroporti i Burgas, në bregun jugor të Bullgarisë, në aeroportin e Varnës në veri, për shkak të motit të keq. 

ME TE LEXUARAT