Kafshohet nga qeni, vajza e vogël për pak sa nuk mbetet e verbër

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një vajzë 2-vjeçare për pak sa nuk ka mbetur e verbër, nga kafshimi i një qeni.

Vajza, e cila quhet Isla, ishte duke qëndruar afër qenit Akita Japonez, ndërkohë që familja kishte shkuar për ta shikuar një shfaqje për fëmijë. Në momentin që vajza iu afrua qenit që ta prekte, ai e sulmoi atë menjëherë duke mos i lënë mundësi as nënës së vajzës, që të ndërhynte.

Kliko per me shume info

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura të mëdha, ndërsa u shprehën se fytyra e vajzës së vogël ishte e mbuluar në gjak.

“E kuptova që qeni mund të jetë miqësor, për shkak se ishte i rrethuar nga fëmijët që e shikonin shfaqjen, dhe mendova Isla mund ta ledhatojë atë. Isla është shumë e mirë me qentë. Ne e kemi një Labrador, pra ajo e di se çfarë duhet të bëj dhe çfarë jo”, tha mamaja e saj Megan Lester.

2-vjeçarja u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit Scunthorpe. Pas pesë orë trajtimi, Isla u lejua që të dal nga spitali me nënën e saj, e cila shtoi se “është me fat që lëndimet e vajzës së saj nuk ishin më të rënda”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here