Nderron jete sapo del nga puna punonjesi i Bashkise Delvine

Aktualitet
Nderron jete sapo del nga puna punonjesi i Bashkise Delvine

Një punonjës i Bashkisë së Delvinës ka humbur jetën pasditen e 17 shkurtit. Sopot Kamberi, 50 vjeç, përgjegjësi i Gjendjes Civile Delvinë, është ndjerë keq sapo ka dalë nga puna duke u transportuar menjëherë në spital.

50-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak duke mos i mbijetuar dot sulmit në zemër. Ngjarja e rëndë ndodhi pak çaste pasi Kamberi la punën dhe ishte drejtuar rrugës për në shtëpi.

ME TE LEXUARAT