Fëmijët e Ermalit dhe Amit qenkan njëri më çapkën se tjetri

Kliko per me shume info

Megjithëse janë munduar ta mbajnë larg syrit të mediave jetën e tyre private, herë pas here Ermal Mamaqi dhe Amarda nuk rezistojnë dot dhe ndajnë me fansat momentet më të ëmbla të fëmijëve të tyre, Joelit dhe Sias.

Pak më parë, Ermali publikoi në Instagram një video që me siguri i ka shkrirë të gjithë së qeshuri. Dy fëmijët e tij shfaqen në këndin e lojrave teksa argëtohen me njëri-tjetrin, ndërsa aktori i filmon nga larg.

Kliko per me shume info

Në videon e publikuar, Joeli hidhet mbi tapetin elastik duke ngritur në ajër Sian, e cila qesh me të madhe nga kjo lojë.

“Hë kush bën më shumë? Motra për vllain apo vllai për motrën?  Duket dmth rezultati te kta tuçat e mi.
Dhe e ëma e tyre thotë : – hiii ua.”- shkruan Ermali me humor duke etiketuar  Amin, e cila dëgjohet e shqetësuar në sfond për fëmijët.

Duhet ta pranojmë, të rrisësh dy fëmijë çapkënë si të Amit dhe Ermalit duhet të jetë me të vërtetë punë e lodhshme dhe e bukur njëkohësisht.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here