Rudina Hajdari rrëfen nëse do të krijojë një parti të re

Kliko per me shume info

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, tha për Zërin e Amerikës se ajo vazhdon të qëndrojë në Parlament pasi nuk mund të shkojë kundër rrymës perëndimore. Ajo tha se vendi ka nevojë për një frymë të re politike dhe se ka shumë të rinj të edukuar brenda dhe jashtë që nuk ndihen të përfaqësuar nga partitë e tanishme politike.

Shumë shpejt duhet ta fusim vendin në shina për të hapur negociatat dhe për të ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Duhet të fillojmë edhe me reformën zgjedhore që do të zgjidhte krizën politike.

Kliko per me shume info

Unë zgjodha të qëndroj në parlament, pasi vendimi i PD-së për të djegur mandatet ishte antishqiptar, pasi bllokonte reformën në drejtësi. Kjo solli një shkatërrim në imazhin e Shqipërisë. Qeveria ndodhet në një situatë jashtë horizontit demokratik. Kjo qeveri po vijon që të bjerë, opozita bëri vetëm një gabim, që doli jashtë institucioneve. Unë nuk kam asgjë me opozitën, por nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore“tha ajo.

E pyetur nëse do të krijojë një parti të re, ajo u shpreh se “Për të ardhmen time do të vendosin shqiptarët, ata e kanë në dorë, por e rëndësishme është që të marr vendimet e duhura. Gjithsesi, ndodhem në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike“.

Rudina Hajdari tha se Meta nuk respektoi Kushtetutën me vendimin e tij për të anuluar 30 Qershorin.

Meta zgjodhi një rrugë jo legjitime, ai nuk zbatoi Kushtetutën. Premtoi një zgjidhje që nuk gjen rrugë institucionale. Do të kemi Kushtetuesen që do të marrë një vendim për Presidentin që zhdekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit“.

Por a mund të pengojë situata politike negociatat? ‘Ka ndikuar shumë në mënyrë serioze në hapjen e negociatave, por akoma kemi shpresë në tetor dhe urojmë që kjo rrugë të mos mbyllet për shqiptarët, pasi rrezikojmë shumë. Qeveria nuk ka bërë detyrat e shtëpisë, por edhe opozita ka përgjegjësitë e saj” përfundoi ajo.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here