Vetingu i Denarit/ 3 apartamente, njëri dhuratë, fonde nga Soros, makina e miliona në banka

Kliko per me shume info

Kushdo që mendon se Denar Biba është një ‘servil i verbuar’ ndaj Edi Ramës, aq sa mund të humbasë edhe lirinë e tij për t’i forcuar pushtetin kryeministrit, di vetëm gjysmën e të vërtetës.

Pjesa tjetër e së vërtetës, ajo që gjendet nëpër dokumente, është që nënkryetari aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ia ‘ka parë hajrin’ sjelljes së tij karshi pushtetit të Edi Ramës.

Kliko per me shume info

Denar Biba, i cili së fundmi ishte iniciatori i mos-njohjes së dekretit presidencial për zgjedhjet lokale, dhe bashkëshortja e tij, Elona Kana, ndihmëse në Gjykatën e Lartë, rezultojnë ndër çiftet më të pasura të personave që krijojnë të ardhura vetëm nga punësimi në shtet.

Biba dhe Kana nuk rezulton të kenë asnjë trashëgimi, të mos jenë marrë asnjëherë me biznes, të paktën nga viti 2003 e këtej. E megjithatë, të ardhurat e tyre vjetore, herë, herë kanë arritur në vlera 3-4 milionë lekë të reja, të siguruara nga punësimi në shtet, dhënie leksionesh, si edhe nga projektet e fondacionit Soros.

Bashkëshortët Biba janë pronarë të tre apartamente, njëri prej të cilëve i dhuruar, të llogarive bankare me shuma të mëdha, automjeteve, obligacione e Bono Thesari, si edhe posedues të Fondeve të Investimit në një bankë të nivelit të dytë.

Vetingu

Pasuria e nënkryetarit të KQZ-së është përfshirë në procesin e Vetingut prej një viti, për shkak se bashkëshortja e tij është subjekt i rivlerësimit si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka hedhur shortin për vetingun e Elona Kana (Biba) në Maj të 2018-ës.

Por, megjithëse ka kaluar më shumë se një vit, Kana ende nuk është përballur me seancën dëgjimore të Vetingut, ndërkohë që pjesa më e madhe e subjekteve të atij shorti kanë kaluar, më së paku para KPK-së, ndërsa disa kanë përfunduar procedurat edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

 ‘Boldnews.al’ ka siguruar, nëpërmjet një kërkese zyrtare, deklaratat e pasurisë të Denar Bibës dhe Elona Kanës, të dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Nga të dhënat, rezulton se Denar Biba nuk i ka shpëtuar ‘virusit’ që ka zënë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga Vetingu, atë të dhuratave mes familjarëve dhe huave pa interes dhe pa afat shlyerjeje.

Dyshimet në deklarimet e para

Denar Biba ka deklaruar pasurinë e tij që në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit përkatës, në vitin 2003.

Në deklaratën e parë ai shënon si pasuri të tijën vetëm të ardhurat 1.3 milionë lekë të reja, si edhe një hua në vlerë 2 milionë lekë. Për këtë hua, nuk deklaron as se kujt ia ka marrë, as nëse ka interes dhe afat shlyerjeje dhe as se përse e ka përdorur.

Pra, kjo ishte pasuria e Denar Bibës, në atë kohë Drejtor Drejtorie në Gjykatën e Lartë, si edhe përfitues i projekteve të Soros-it, sipas vetëdeklarimit të tij.

Por, një vit më pas, Denari dhe bashkëshortja e tij bëhen pronarë të një apartamenti me vlerë 4 milionë lekë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë për burimin e blerjes së këtij apartamenti-as kredi, as kursime, as borxhe. Asgjë. Shënimi i vetëm është që Denari është bërë pronar i këtij apartamenti dhe, për pagesën e tij ka përdorur një hua në vlerë 1.5 milionë lekë.

Nuk është e qartë nëse kjo hua (1.5 milionë) lekë është e ndryshme nga ajo e para (2 milionë lekë), apo është e njëjta. Gjithësesi, si në deklaratën e pasurisë së mëparshme, edhe për këtë hua nuk jepet asnjë e dhënë se kujt ia ka marrë, nëse është me interes apo jo dhe sa është afati i shlyerjes.

Në vitin 2006, Biba blen një automjet 250 mijë lekë, ndërkohë që kursen nga të ardhurat 350 mijë lekë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here